×
  • Sport
  • Sport

    Mrekullia ndodhë në Riza Lushta: Trepça ’89 bën përmbysjen e sezonit, nga 0-3 fiton 4-3 ndaj Ballkanit

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 16:03

    Trepça ’89 e ka mposhtur Ballkanin me rezultat 4-3 në kuadër të javës së tetë në Superligë


    Kjo padyshim ishte ndeshja më e bukur ndër vite në futbollin kosovar, shkruan Reporteri.net

    Ballkani po fitonte 3-0 deri në minutën e 65-të me golat e Gripshit, Krasniqit dhe Dakut.

    Trepça ’89 më pas u rikthye dhe shënoi katër gola për ta bërë përmbysjen më spektakolare që është parë ndonjëherë në futbollin e Kosovës.

    Bismark shënoi tre gola dhe Nimani një tjetër për fitoren e madhe të Trepçës ’89.

    Pavarësisht kësaj humbje Ballkani zë vendin e parë në Superligë me 19 pikë, i ndjekur nga Drita që ka 13 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!