×
  • Sport
  • Sport

    “M’u realizua ëndrra” – fjalët e para të Distria Krasniqit pasi ia siguroi Kosovës medaljen e artë

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 12:24

    Distria Krsaniqi ka folur pas fitores së medaljes së artë.


    Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” duke mposhtur japonezen, Funa Tonaki në finale.

    Kjo është medalja e dytë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike.

    Medaljen e parë e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

    Ajo u shpreh tejet e kënaqur dhe optimiste se do të marrë edhe më shumë medalje në të ardhmen.

    “Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur në këto kohë”, tha ajo.

    Natyrisht, kush shkoni në finale ju gjithmonë dëshironi medaljen e artë”, shtoi ajo

    “Ishte vështirë përballja me Tonakin sepse fillimisht jemi në Japoni dhe ajo është në vendin e saj, por ajo është një xhudiste tepër e fortë”, tha Kransiqi.

    “Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen por do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira”, deklaroi Distria Krasniqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!