×
  • Sport
  • Sport

    Muriq flet pas debutimit me gol: Ju tregoj si shënova

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 23:34

    Vedat Muriqi ka debutuar me gol te Fenerbahce, në Superligën e Tuqisë.


    Ai shënoi ndaj Gaziantep një gol shumë të bukur, që ishte më i bukuri i takimit.

    “Jam i lumtur me fitoren që kemi arritur. Kjo ishte me rëndësi për ne. Pos rezultatit të thellë, edhe loja e bukur e shfaqur na ka gëzuar”.

    “Jam i kënaqur me golin. Kemi pasur edhe disa raste, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjera. Shpresoj që edhe javën tjetër të shënoj”.

    “E kam ndier se Emre do të ma pasojë topin, besoj se e kam kontrolluar mirë topin dhe topi doli para meje dhe në këtë formë mu lehtësua puna për shënim”, ka thënë Muriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!