×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi: Mund t’ia dalim kundër Maqedonisë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 20:33

    Futbollistët e kombëtares së Kosovës mezi po e presin sfidën gjysmëfinale ndaj Maqedonisë Veriore.


    Kjo vërehet thuajse në secilën deklaratë publike të tyre, teksa së fundi ka folur edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

    Njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Challandes, menjëherë pas stërvitjes me Fenerbahcen, u kyç në një lidhje direkte me emisonin “Fan Zone”, ku mes tjerash foli edhe për ligën e kombeve dhe rëndësinë e saj.

    “Shembulli më i mirë është Shqipëria, nëse duam diçka ne, shqiptarët, e arrijmë.Kemi grup të frikshëm dhe të mirë dhe besoj që do të arrijmë të fitojmë me Maqedoninë dhe të dalim në ndeshjen jetike, për të bërë krenar gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptaria besoj pret kualifikimin e Kosovës”, tha mes tjerash njeriu që po kërkohet me ngulm nga Interi e Milani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!