×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi po kalon në formë të mirë, Leicester interesohet për të

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 16:25

    Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve të njohura të Premierligës. Pas Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, prizrenasit ia ka vënë syrin edhe Leicester City, i cili po e kalon një kalon fantastik në kampionatin anglez.


    Forma e shkëlqyeshme të cilën po e shfaq këtë sezon, por edhe atë të kaluarin, ka bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

    Për sulmuesin kosovar flitej se janë duke e vëzhguar dy klubet angleze, Tottenhami e Manchester United, të cilët e kishin ndjekur përmes skautëve të tyre në ndeshjen Angli – Kosovë, e cila kishte përfunduar 5:3 për “Tre Luanët”.

    Mirëpo, e përditshmja turke “HaberGlobal” shkruan se interesim për sulmuesin prizrenas së fundmi ka shfaqur edhe Leicester City, i cili po e kalon një sezon fantastik në Premierligë.

    Madje, mediumi turk shkruan se skautë të Leicesterit e kanë vëzhguar Muriqin në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Gençlerbirligit të premten mbrëma.

    Muriqi i realizoi dy gola në atë ndeshje.

    25 vjeçari ka arritur në kuotën e 13 golave në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet me ekipin nga Stambolli, të cilit i ishte bashkuar në muajin korrik nga Caykur Rizespor.

    Krahas Leicesterit, thuhet se edhe Monaco e Eintracht Frankfurti i kanë dërguar skautët e tyre për ta shikuar ndeshjen në Stamboll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!