×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi synon ta tregojë veten në Kupën e Italisë

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 15:56

    Sulmuesit kosovar do t’i jepet rasti të luajë më shumë këtë mesjavë në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Parmës. 26 vjeçari është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e Lazios


    Vedat Muriqi nuk po arrin assesi ta gjejë golin e parë në fanellën e Lazios, shkruan Gazeta Express.

    Sulmuesit kosovar i është dhënë disa herë rasti nga trajneri Simone Inzaghi, por nuk ia ka dalë ende të zhbllokohet.

    E tash, 26 vjeçari synon ta shfrytëzojë mundësinë që do t’i jepet në Kupën e Italisë për ta gjetur golin e parë në fanellën “Biancocelesti”.

    Ish-futbollisti i Rizesporit dhe Fenerbahçes do të mundohet të gjuajë sa më shpesh në portë, në kërkim të golit, pasi në ndeshjet e kaluara i kanë munguar edhe tentimet drejt portës.

    Deri tash, gjuajtja e vetme në port e Muriqit ka ndodhur në San Siro kundër Milanit pas një harkimi nga goditja e këndit.

    Trajneri Inzaghi po mundohet ta motivojë atë dhe t’i japë vetëbesim, shkruan portali italian “lazionews24.com”.

    Muriqin e kërkoi këtë muaj Galatasaray, por ai vendosi përfundimisht të qëndrojë në kryeqytetin italian, së paku deri në fund të sezonit.

    Nëse nuk e tregon veten në këtë periudhë, përfaqësuesi kosovar mund të huazohet ose shitet gjatë verës që vjen.

    Që kur është transferuar në Lazio, Muriqi është përballur me një lëndim, me koronavirusin dhe me mungesë të ambientimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!