×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi ‘çmend’ grekët, bën shqiponjën midis Athinës

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 16:51

    Shkodran Mustafi e ka bërë shqiponjën përsëri. Futbollisti shqiptar e ka postuar një video në Instastory, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore në Mykonos të Greqisë, ku po i kalon pushimet verore.


    Shkodran Mustafi e kishte një sezon të lodhshëm me Arsenalin, ndërsa tash është koha për pushime.

    Futbollisti shqiptar po i kalon pushimet verore në ishullin Mykonos në Greqi, vend mjaft i preferuar për sportistët.

    Ndërkohë, përfaqësuesi gjerman e ka postuar një video në rrjetet sociale, respektivisht në Instagram, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, simbol i shqiptarëve, midis Greqisë.

    Mustafi e kishte formuar shqiponjën me duar edhe kur kishte shënuar gol për Arsenalin, por edhe për Gjermaninë.

    Edhe pse e përfaqëson Gjermaninë, Mustafi, shqiptar nga Maqedonia Veriore, nuk i harron asnjëherë rrënjët e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!