×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi pritet të startojë nga minuta e parë për Arsenalin në Ligën e Evropës

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:21

    Sonte në mbrëmje rikthehet në program Liga e Evropës me disa takime interesante.


    Arsenali pas fitores (1:2) në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Rapid Vienës si mysafir, rikthehet sonte në “Emirates” dhe e pret skuadrën irlandeze, Dundalk.

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në fazën e mbrojtjes pritet ta inkuadrojë nga minuta e parë të takimit, futbollistin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafin.

    Mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka pritet të mungojë sonte në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.

    Ndeshja në fjalë zhvillohet pa praninë e publikut, për shkak të masave të marra për parandalimin e pandemisë me Covid-19.

    Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave:

    Arsenal: Leno; Mustafi, Gabriel, Kolasinac; Cedric, Elneny, Willock, Maitland-Niles; Pepe, Nketiah, Nelson.

    Dundalk: Rogers; Dummigan, Boyle, Cleary, Gannon; Duffy, Sloggett, Shields, Murray, Mountney; Hoban.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!