×
  • Sport
  • Sport

    Myrto Uzuni zgjidhet mes më të mirëve në Hungari

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 23:00

    Myrto Uzuni mes më të mirëve në futbollin hungarez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvaros në muajin gusht. 1.8 milion euro paguan kampionët e Hungarisë në arkat e kroatëve, teksa përfitoi edhe Laçi, që kishte ruajtur një pjesë të kartonit.


    Përshtatja me Ferencvaros ndodhi shpejt dhe 25-vjeçari nga Berati ka shënuar gola të rëndësishëm për ekipin. Për kornizë realizimi në Torino ndaj Juventusit të CR7 në duelin e fazës së grupeve të Champions League, çka e ktheu Uzunin në idhullin e tifozerisë së zjarrtë të Ferencvaros.

    Nemzeti Sport Online ka bërë një sondazh në rrjetet sociale rreth formacionit më të mirë të futbollit hungarez. Tifozët kanë votuar dhe Uzuni është pjesë e më të mirëve. Ajo që bie në sy është dominimi i Ferencvaros, që numëron 8 lojtarë në formacionin më të mirë.

    Kampionët zhvilluan një miqësore ditën e sotme. Ferencvaros u përball me modestët spanjollë të Algericas, sfidë që e fitoi 3-1. Golin e tretë e realizoi Uzuni në minutat shtesë të ndeshjes. Beratasi mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin kundërshtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!