×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta tifozja e famshme e Fenerbahces, klubi ia dedikon një postim prekës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 12:47

    Fenerbahce sot ka humbur një tifoze të madhe


    Ihsan Gungorenler, e cila njihet si një nga tifozët më besnike të klubit të Fenerbahces është ndarë nga jeta, shkruan Reporteri.net

    Ihsan shikonte gjithmonë ndeshjet e Fenerbahces së bashku me bashkëshortin e saj, i cili poashtu ka vdekur para disa viteve.

    Ky çift ishte shumë i njohur në botën e futbollit, pasi gjithnjë ishin në tribuna për të përcjellur ndeshjet e Fenerit.

    Klubi turk ia ka kushtuar një postim prekës tifozës së saj besnike.

    “Ne jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e İhsan, e cila ishte gërmuar në zemrat tona me dashurinë e saj të pafund për Çubuklu.

    Halla Ihsan dhe xhaxhi Mumtaz, ju gjithmonë do të jeni në zemrat tona.

    Ngushëllimet për të gjithë ne,” shkruan Fenerbahce në faqen zyrtare. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!