×
  • Sport
  • Sport

    Ndërhyrja për karton të zi e Coquelin në futbollistin e Chelseat, e çuditshme se si nuk u përjashtua

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 22:03

    Debutimi i Mason Mount në Ligën e Kampionëve nuk ka shkuar si duhet, pasi u largua pas vetëm 15 minutave lojë për shkak të një ndërhyrje horror në të.


    Ish-futbollisti i Arsenalit, Francis Coquelin me një ndërhyrje të ashpër përpak sa nuk ia theu këmbën e djathtë, derisa Mount po përpiqej ta bllokonte atë, shkruan Reporteri.net

    Mount pas kësaj ndërhyrjeje provoi ta vazhdonte ndeshjen, por ishte e pamundur që të vazhdonte tutje.

    Ky lëndim vie në një moment kur Mount po kalonte një super-formë dhe në një moment të keq për Chelsean pasi vikendin që po vjen kanë derbin me Liverpoolin.

    Momentalisht rezultati i kësaj ndeshjeje është i barabartë, pa gola.

    Në ndeshjen tjetër, Ajaxi është duke e mposhtur Lillen me rezultat minimal 1-0./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!