×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja Ballkani-Feronikeli, në tribuna do të lejohet vetëm 1 tifoz dhe ai është shumë special

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 16:07

    Futbolli në vendin tonë po rikthehet në mesjavën e ardhshme me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës


    Prishtina luan me Drenicën, ndërsa Ballkani në shtëpi do ta pret Feronikelin në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Ndeshjet janë paraparë që të luhen pa tifozë shkaku i pandemisë COVID-19, por do të ketë përjashtim për një tifoz special të Ballkanit.

    Bëhet fjalë për Kobën, tifozi me sindromën Down, i cili ka marrë një leje speciale dhe do të jetë tifozi i vetëm në tribuna në ndeshjen Ballkani-Feronikeli që do të luhet më 3 qershor nga ora 16:00.

    Ndryshe, Koba ditë më parë festoi ditëlindjen e 40-të dhe është njëri nga personat më të dashur në qytetin e Suharekës. Ai është gjithnjë i pranishëm në tribuna kur luajnë skuadrat e këtij qyteti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!