×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjet parakualifikuese për Botëror: Basketbollistët e Kosovës nisin përgatitjet

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 16:28

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjet e para të parakualifikimeve për Botërorin e vitit 2023.


    Në kuadër të Grupit B të raundit të parë parakualifikues, Kosova të enjten (19:00) luan ndaj Islandës. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Të dielën Kosova luan në udhëtim ndaj Luksemburgut. Në grup me Kosovën është edhe Sllovakia.

    Përzgjedhësi i ri i Kosovës, greku Christos Marmarinos të hënën paradite ka mbajtur stërvitjen e parë.

    “Kemi filluar mirë stërvitjet dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë, pasi nuk kemi shumë kohë. Synimet janë që të fitojmë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën. Është e rëndësishme që lojtarët që bartin fanellën e Kosovës të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare”, ka thënë Marmarinos për sajtin e FBK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!