×
  • Sport
  • Sport

    Ndodhë edhe në Superligën e Kosovës – Portieri i Ballkanit shënon gol nga penalltia

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 15:38

    Skuadra e Ballkanit ka arritur që ta mposhtë Ferizajn me rezultatin përfundimtar në 3:0.


    Djelmoshat e Munishit e treguan vetën, ku zhvilluan lojë të bukur edhe shënuan plotë 3 gola, shkruan Reporteri.net.

    Për Ballkanin realizuan, Edvin Kuçi, Arbër Hoxha dhe në fund nga penalltia shënoi portieri, Armend Ruxhi.

    Si duket suharekasit u tallen keq me skuadrën e Ferizajt, pasi e lejuan portierin që të gjuajë nga pika e bardhë kjo në minutat e fundit të duelit.

    Kujtojmë se aktualisht Ballkani mbanë pozitën e parë në tabelën e Superligës ku nga 19 ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej kanë grumbulluar 40 pikë.

    Më poshtë momenti nga goli i Ruxhit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!