×
  • Sport
  • Sport

    Ndryshime në renditjen e FIFA’s: Brazili mbetet lider, Argjentina e kalon Francën

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 13:16

    Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.

    Brazili mbetet i pari në renditje, i ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë.

    Ndryshim pati në pozitën e tretë, të cilën tani e ka Argjentina, duke e kaluar Francën, që renditet në vendin e katërt.

    Në të pestin gjendet Anglia, kurse Spanja e ka kaluar Italinë dhe renditet e gjashta, kurse “Azzuri” në vendin e shtatë.

    Holanda ka kaluar në vendin e tetë, kurse Portugalia ka rënë në të nëntin.

    Top-10shen e përmbyll Danimarka, kurse Gjermania është ngritur pak dhe renditet e 11-ta.

    Kujtojmë se Kosova ka shënuar ngritje për një pozitë dhe renditet në vendin e 106-të, kurse Shqipëria ka mbetur e 66-ta.

    Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!