×
  • Sport
  • Sport

    Në Samadrexhë të Vushtrrisë po finalizohet palestra e sportit

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 13:11

    Samadrexha e Vushtrrisë shumë shpejt do të ketë palestrën e saj të sporteve. Për këtë, sot Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.


    Sipas memorandumit, për fazën përmbyllëse të projektit “Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Samadrexhë të Vushtrrisë”, MKRS-ja ka ndarë 200 mijë euro investim. Po ashtu, ministria do të mbikëqyrë realizimin e projektit, e cila edhe e ka hartuar këtë objekt sportiv.Me këtë rast, ministrja Dumoshi theksoi se projekti në fjalë është me interes për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, duke pasur parasysh edhe faktin e traditës sportive që ka Samadrexha me rrethinë.

    “Si ministri kemi në plan që të rrisim mbikëqyrjen dhe inspektimet në terren në ato projekte ku ministria po bën investimet e saj nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të rritjes së dinamikës së punës sepse në projekte të caktuara po krijohen vonesa në realizimin e punëve”, sqaroi ministrja Dumoshi, duke vënë në pah se MKRS-ja është e interesuar që projektet infrastrukturore të kryhen sipas standardeve dhe në kohën e paraparë.

    Ndërsa kryetari Tahiri e falënderoi ministren Dumoshi për mbështetjen e ministrisë për projektet konkrete që janë në dobi të qytetarëve të komunës që ai udhëheq.Të dy biseduan edhe për projekte tjera nga fusha e kulturës dhe e trashëgimisë që janë në realizim e sipër si dhe për projektet e përbashkëta që priten të kryhen në të ardhmen e afërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!