×
  • Sport
  • Sport

    Neuer në një tjetër nivel, arrinë 400 paraqitje në Bundesligë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 17:48

    Vetëm dy lojtarë aktivë kanë bërë më shumë paraqitje sesa ai në kampionatin gjerman të futbollit.


    Ndeshja me Borussia Dortmundin ishte e veçantë për Manuel Neuerin.

    Portieri gjerman iu gëzua fitores së madhe të Bayern Munichut.

    Por, ndërkohë ai e arriti një numër jubilar në portë.

    Në fakt, 34 vjeçari e regjistroi ndeshjen e 400-të në Bundesligë në karrierën e tij.

    Përfaqësuesi gjerman e ka bërë këtë arritje me Schalken dhe Bayernin, që nga viti 2006.

    Deri tash, këtë shifër e kanë arritur vetëm dy lojtarë aktivë.

    Claudio Pizarro i Werder Bremenit i ka 487 ndeshje në Bundesligë.

    Ndërsa, Christian Gentner i Union Berlinit i ka zhvilluar 402 ndeshje në kampionatin gjerman.

    Kurse, rekordin absolut e mban Charly Korbel.

    Në periudhën 1972 – 1991 ai i kishte zhvilluar 602 ndeshje në Bundesligë, të gjitha me Eintracht Frankfurtin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!