×
  • Sport
  • Sport

    Neymar dhe Danilo do t’i mungojnë Brazilit në dy ndeshjet e fundit në grup

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 17:17

    Kombëtarja e Brazilit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Neymarit dhe Danilos për dy ndeshjet e radhës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Të dy futbollistë pësuan lëndime në ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Serbisë, të cilën brazilianët e fituan me rezultatin 2:0.

    Mediumi brazilian “Globo” ka raportuar këtë të premte se Neymari dhe Danilo do të mungojnë në pjesën tjetër të fazës së grupeve për shkak të lëndimeve.

    Kësisoj, sulmuesi i Paris Saint-Germainit dhe mbrojtësi i Juventusit do të mund të ndihmojnë vendin e tyre në ndeshjet pas fazës së grupeve, gjithmonë nëse “Seleçao” kualifikohet tutje.

    Brazili më 28 nëntor do të përballet me Zvicrën, kurse më 2 dhjetor e luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin G, kundër Kamerunit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!