×
  • Sport
  • Sport

    Neymar do të mungojë përsëri ndaj Barcelonës

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 22:32

    Neymar Jr. nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të 1/16 së finales mes Barcelonës dhe PSG që do të zhvillohet më 11 mars.


    Në përballjen e parë, PSG arriti që të fitojë bindshëm ndaj Blaugranëve, duke i mposhtur ata 4-1 në Camp Nou edhe pse ishin pa lojtarin kryesor, Neymarin.

    Braziliani, i cili po vazhdon të jetë i lënduar, është parë duke u stërvitur i vetëm në Parkun e Princave.

    Megjithatë, klubi parisien nuk dëshirojnë të rrezikojnë lojtarin e tyre, kjo duke pasur parasysh edhe rezultatin pozitiv që ata kanë.

    Neymar ka shënuar 13 gola në 18 ndeshje për PSG-në këtë edicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!