×
  • Sport
  • Sport

    Neymar flet për të ardhmen, tregon nëse do të rikthehet te Barcelona

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 8:08

    Ylli i PSG-së, Neymar ka folur lidhur me të ardhmen pas fitores ndaj Bayern Munichut.


    Braziliani thuhet se dëshiron rikthimin te Barcelona që të ribashkohet me Lionel Messin.

    Mirëpo, dje i pyetur për të ardhmen, Neymar nuk pohoi largimin derisa tha se është i fokusuar në Ligën e Kampionëve dhe ndihet i lumtur.

    “Nuk është më problem. Sinqerisht ndihem shumë rehatshëm dhe në shtëpi këtu te PSG-ja. Ndihem më i lumtur në krahasim me më herët”.

    “PSG është skuadër e madhe dhe tani jemi në gjysmëfinale dhe ëndërrojmë shumë”.

    “Jam shumë i lumtur. Jemi përballur me Bayernin. Objektivat janë respektuar dhe jemi rikthyer në gjysmëfinale. Shpresoj të kemi një gjysmëfinale të mirë”, tha ai.

    PSG në gjysmëfinale do ta pres fituesin e takimit Borussia Dortmund – Manchester City.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!