×
  • Sport
  • Sport

    Nga ‘Alcatrazi’ i Suharekës asnjë skuadër nuk është ‘arratisur’ me 3 pikë të plota tash e 551 ditë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 10:18

    Ballkani nga Suhareka është në një seri fantastike në ndeshjet si vendas, aty ku nuk ka humbur në 25 ndeshjet e fundit, ose më saktë tash e 551 ditë


    Ballkani dje tregoi shpirtin luftarak duke përmbysur Prishtinën në minutat e fundit me dy gola të shënuar nga Mevlan Zeka, shkruan Reporteri.net

    Pas kësaj ndeshje skuadra nga Suhareka në faqen e tyre zyrtare e ka përmendur burgun e famshëm Alcatraz, aty ku ka qenë pothuajse e pamundur për t’u arratisur.

    Humbjen e fundit Ballkanit në shtëpi ia ka pësuar Ferizaj më 27 prill të vitit 2019 duke i mposhtur ‘Xhebrailat’ me rezultat 4-2.

    Që nga ajo kohë Ballkani në ndeshjet si vendas ka qenë i pathyeshëm duke fituar 21 ndeshje dhe duke barazuar në 4 tjera.

    ‘Xhebrailat’ janë të papërmbajtshëm kur luajnë në shtëpi dhe çdo skuadër që ka luajtur Suharekë vitet e fundit ka dalur kokëulur nga fusha dhe në pamundësinë për të fituar pikët e plota.

    Ndryshe, Ballkani është lider i Superligës së Kosovës pas nëntë xhirove ku grumbullon 22 pikë, gjashtë më pak se Drita, e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!