×
  • Sport
  • Sport

    Një javë para ndeshjes: Tovërlani dhe Munishi ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin me deklarata

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 14:21

    Trajnerët e futbollit kosovar, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munish,i në jetën e përditshme janë miq, por gjithnjë e ngacmojnë njëri-tjetrin nga distanca me deklarata interesante.


    Ata do të përballen në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Feronikeli – Ballkani dhe anasjelltas.

    Ditët e fundit nuk kanë munguar polemikat e tyre në medie, ndërkohë që Tovërlani, i cili e drejton skuadrën e Feronikelit, thotë se trajneri më i mirë në Kosovë nuk merret me deklarata e gjithsecilit.

    “Kemi raporte shumë të mira. Ka qejf që të ngacmohet me llafe e fjalë. Ka qejf me qenë ‘in’, mirëpo raportet i kemi shumë të mira. Ai i ka punët e veta e unë të miat. Besoni që nuk kam kohë që t’i lexojë deklaratat, sepse kam obligimet e mia. Tek e fundit, trajneri më i suksesshëm në Kosovë nuk merret me deklaratat e gjithkujt, që dalin nëpër portale”, ka thënë Afrim Tovërlani për “Zeri.info”.

    Kundërpërgjigja e Munishit nuk ka munguar përmes një kronike të realizuar nga “Zeri”: “Afrimin jashtë futbollint e kam shok të mirë. Është trajneri më i trofeshëm në Kosovë. Kohëve të fundit po merret edhe me shkencë, me infektologji dhe i dëshiroj sukses”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!