×
  • Sport
  • Sport

    Një rrufe shkakton panik në Zvicër, 14 futbollistë përfundojnë në spital

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 20:48

    Natyra dhuron herë pas here surpriza të hidhura dhe një gjë e tillë i ka ndodhur disa futbollistëve adoleshentë në Zvicër.


    Po luhej ndeshja në kantonin e St Gallen midis “Walmer Boys School” dhe “Jamaica College” kur një rrufe i ka trembur të gjithë.

    Disa prej lojtarëve pësuan lëndime, saktësisht 14 prej tyre, të gjithë të moshës 15-16 vjeç. Ata përfunduan në spital pas dëmtimeve të marra nga rrufeja.

    Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!