×
  • Sport
  • Sport

    Një vit nga vdekja e Kobe Bryant

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 10:35

    Sot (e martë), një vit më herët ka ndërruar jetë legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, që vdiq pas shpërthimit të aeroplanit.


    Ky lajm befasoi të gjithë nga i tërë globi e sidomos tifozët e Bryant, transmeton lajmi.net.

    Nëse rikthehemi të përplasja e aeroplanit, pos Bryant ndërruan jetë edhe vajza e tij, Gianna si dhe shtatë të tjerë.

    Për të nderuar trashëgiminë dhe ndikimin e madh që la pas, shumë persona bën gjëra të ndryshme për të rikujtuar Bryantin.

    Qindra mure u ngjyrosën në nderin e yllit të Los Angeles Lakers së bashku me vajzën e tij.

    Tani është bërë plotë një vit nga vdekja e tij dhe ende mbetet i paharruar.

    Ndërkohë, kujtojmë se Bryant u pensionua nga basketbolli me 13 prill 2016, derisa në ndeshjen e fundit shënoi plotë 60 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!