×
  • Sport
  • Sport

    Njihuni me Vedat Muriqin, futbollistin e muajit në Superligën turke

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 18:39

    Zyrtarisht, Vedat Muriqi është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë.


    ‘Gladiatori’ i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të rrisë vlerën e tij dhe të shkëlqejë me Fenerbahçen.

    Për shkak të formës fantastike këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit – Muriqi është vlerësuar zyrtarisht si lojtari më i mirë për muajin tetor në Superligën e Turqisë.

    Këtë e ka konfirmuar vet 25-vjeçari përmes një postimi në rrjete sociale.

    “Lojtari i muajit Tetor”, ka shkruar Muriqi në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.

    10 paraqitje, 5 gola dhe një asist – këto janë statistikat e Muriqit deri më tani në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, i cili në total ka luajtur 900’ minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!