×
  • Sport
  • Sport

    Nuk është Milani, e as Leipzigu: Ky klub po udhëheq garën për Milot Rashicën

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 10:17

    Milot Rashica është lidhur ngushtë me një transferim te Aston Villa


    E ardhmja e yllit kosovar vazhdon të mbetet e paqartë, derisa shumë klube janë të interesuara për të, shkruan Reporteri.net

    Fillimisht raportohej se Leipzig e ka punën e kryer, më pas Altin Lala udhëtoi drejt Milanos, por si duket është një tjetër klub që po i prinë garës për Rashicën.

    Sipas ‘Birmingham Live’ Aston Villa është klubi me interesimin më serioz për Rashicën.

    Madje, klubi anglez është i gatshëm që të paguajë aq sa kërkon klubi aktuali i Milotit, Werderi.

    24 vjeçari vlerësohej 38 milionë euro para pandemisë, derisa tani atij iu është ulur vlera në 22 milionë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!