×
  • Sport
  • Sport

    Nuk kanë folur që një kohë të gjatë, Zidane thyen heshtjen tani dhe komenton largimin e mundshëm të Bale

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 14:19

    Gareth Bale dhe Zinedine Zidane nuk kanë pasur marrëdhënie të mira te Real Madridi


    Uellsiani nuk aktivizohej fare nga Zidane, derisa futbollisti tani është pranë largimit nga Real Madridi, shkruan Reporteri.net

    Bale pritet të transferohet te Tottenhami, derisa për këtë lëvizje ka folur tekniku francez.

    Zidane ka thënë se Bale ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin dhe se tani është në negociata me Tottenhamin.

    “Unë nuk kam folur me Bale. Unë e di se çfarë ka bërë ai për këtë klub. Ai ka qenë spektakolar për këtë skuadër dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Janë duke u zhvilluar negociatat. Nëse largohet, ne vetëm do ta urojmë atë,” ka thënë Zidane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!