×
  • Sport
  • Sport

    Nuk këndellet Juventusi, pëson humbje në shtëpi edhe nga Monza

    Reporteri
    29 Janar 2023 | 17:11

    Juventusi ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Serie A.

    “Zonja e Vjetër” pësoi humbje sot në ndeshjen ndaj Monzas, e vlefshme për javën e 20-të në kampionatin italian, shkruan Gazeta Express.

    Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 0:2.

    Patrick Ciurria (18’) dhe Dany Mota (39’) shënuan golat e fitores për mysafirët.

    Monza pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.

    Juventusi tani ndodhet në pozitën e 13-të me 23 pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!