×
  • Sport
  • Sport

    Nxehet keq përballja e madhe mes Wilderit dhe Furyt: I ke ditët e numëruara

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 12:49

    Më 22 shkurt, në Las Vegas do të përballen për herë të dytë, Deontay Wilder dhe Tyson Fury


    Meçi i parë mes këtyre dy boksierëve kishte përfunduar me barazim, ndërkaq në përballjen e radhës të gjithë duan të shohin një nokaut, shkruan Reporteri.net

    Image result for fury wilder drawTyson Fury është i bindur që tani do ta mposhtë Wilderin dhe ka thënë se amerikani i ka ditët e numëruara si kampion bote.

    “Do të fitoj, ashtu siç bëra edhe herën e parë, por gjyqtarët u treguan të padrejtë. Wilder e di shumë mirë që i ka ditët e numëruara si kampion bote, me një gjerdan që nuk i përket,” ka thënë Fury.

    “Jo vetëm atë, por do të mund të gjithë dhe do të largohem nga ky sport si kampion i pamposhtur i botës. Këtë gjë ua thotë një i çmendur,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!