×
  • Sport
  • Sport

    Operohet me sukses Virgil van Dijk

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 13:47

    Virgil van Dijk është operuar sot pas lëndimit të rëndë që e pësoi javë më parë në ndeshjen kundër Evertonit


    Liverpooli me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se mbrojtësi holandez është operuar me sukses në Londër, shkruan Reporteri.net

    “Virgil van Dijk i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimit të ligamentit të gjurit, të cilin e pësoi në fillim të këtij muaji.

    “Operacioni i planifikuar i mbrojtësit të Liverpoolit u zhvillua në Londër dhe u zhvillua me sukses,” thuhet në njoftimin e klubit.

    Ndryshe, Van Dijk pritet të mungojë një kohë të gjatë te Liverpooli, ku lëndimet e llojit të tij zakonisht zgjasin 6 deri në 9 muaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!