×
  • Sport
  • Sport

    Pa presion dhe shumë i qetë: Kjo lëvizje tregon pse Van Dijk aktualisht është mbrojtësi më i mirë në botë

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 11:37

    Liverpooli dje e mposhti në udhëtim Brightonin me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 34 të Premier Ligës


    Skuadra e Liverpoolit është shpallur kampione më parë, por po vazhdon të tregojë paraqitje të larta, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ po synojnë që t’i fitojnë të gjitha ndeshjet në mënyrë që t’i thyejnë një mori rekordesh.

    Liverpooli dje mposhti lehtësisht Brightonin me rezultat 3-1.

    Në këtë përballje Virgil van Dijk tregoi edhe një herë pse konsiderohet mrbojtësi më i mirë në botë aktualisht.

    Në minutën e 72-të po vinte një top i gjatë në drejtim të Aaron Conolly me holandezin që në mënyrë brilante ia mohoi Brightonit një rast të mirë për gol. Van Dijk me pjesën e prapme të kokës largoi topin dhe i doli para Conollyt.

    Ky moment është bërë viral në rrjete sociale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!