×
  • Sport
  • Sport

    Pamje drithëruese: Treni shpërthen në flakë, tifozë të ekipit të futbollit shikojnë tmerrin me sy

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 16:49

    Momente shoku për tifozët e klubit gjerman të futbollit, Freiburg.


    Teksa po ktheheshin me tren në shtëpi, pas transfertës së Hertha Berlin, mjeti në të cilin po udhëtonin mori flakë pas problemeve me sistemin e ajrimit. Tre persona u shtruan në spital me dëmtime të lehta, ndërsa një i katërt i plagosur refuzoi trajtimin.

    Zjarri shpërtheu në vagonin e tretë pas lokomotivës, tymi tmerroi tifozët ndërsa një person okular u shpreh se kishte ndjerë një erë të çuditshme nga ventilimi. Shkak i zjarrit akoma nuk është bërë i ditur. Me anë të frenave emergjente, treni duhet të ishte ndalur në orën 20:15 në Berlin.

    Qindra pasagjerë u hodhën nga treni, duke mbajtur xhaketa dhe triko përpara fytyrës për tu mbrojtur nga djegia. Zjarrëfikësja mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të evakuar personat e dëmtuar.

    Për të menaxhuar flakët ndërhynë 200 forca zjarrëfikëse, 19 ambulanca dhe 8 mjete të urgjencës ishin gati kjo për shkak se policia federale ngriti alarmen pasi dyshoheshin se në tren po udhëtonin një numër i konsiderueshëm pasagjerësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!