×
  • Sport
  • Sport

    Pamjet e afërta zbulojnë se çfarë i tha Fury, Wilderit pas meçit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 16:08

    Janë publikuar pamjet e Tyson Fury që tregojnë respekt të madh ndaj rivalit Deontay Wilder pas luftës së tyre të dielën në mëngjes [ ora 6:00, sipas kohës tonë lokale].


    Fury ia shkaktoi Wilderit humbjen e parë në karrierën e tij profesionale, pasi në rundin e shtatë e rrëzoi atë përtokë, shkruan Reporteri.net.

    Kampioni i ri WBC iu afrua Wilderit pas ‘luftës” dhe i tha: “Çfarë luftëtari je, çfarë luftëtari”.

    “Më lejoni t’ju them diçka, në raundin e parë, ju ishit dinamit. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde”, i tha Fury, Wilderit.

    ‘Gipsi King’ shokoi botën në Las Vegas duke rrëzuar Wilder në raundin e tretë dhe të pestë, ndërkaq rundi i shtatë ia dha fitoren “bishës”, Fury./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!