×
  • Sport
  • Sport

    Pas anulimit të luftës, Ferguson ka një mesazh për Khabib

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 10:34

    Lufta mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson e paparë të zhvillohet më 18 prill, është shtyrë, shkaku i koronavirusit.


    Khabib ka ngecur në Rusi këto ditë, duke e pasur të pamundur të largohet shkaku i izolimit të të gjitha shteteve.

    Edhe pse iu ofrua një mundësi për të udhëtuar drejt ShBA me aeroplan privat, Khabib të mërkurën në mbrëmje njoftoi se lufta kundër Ferguson në UFC 249, nuk do të zhvillohet.

    Ky lajm nuk është mirëpritur mirë nga Ferguson, i cili ka reaguar menjëherë duke e quajtur frikacak Khabibin.

    “Khabib e dinte tashmë që nuk do të luftonte. Ne e frikësuam atë. Ai kishte një mundësi të vinte në ShBA nga Abu Dhabi. Ai pati një mundësi të hip edhe në aeroplan. Të dy, Khabib dhe Conor janë frikacakë, mace të vogla”, ka deklaruar Ferguson, i cili në karrierën e tij ka 25 fitore dhe tre humbje.

    Khabib ka një rekord qind për qind, me 28 fitore në po aq ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!