×
  • Sport
  • Sport

    Pas Crvena Zvezdës, Policia e Kosovës kthen mbrapsht edhe një tjetër klub serb

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 18:05

    Policia e Kosovës sot ka kryer detyrën përsëri duke ndalur edhe një tjetër klub serb që të futet në territorin e Republikës së Kosovës.


    Siç raporton mediumi serb ‘Alo’, fëmijët dhe kadetët e klubit të basketbollist nga Novi Pazari, ‘Ras’ janë ndaluar nga Policia e Kosovës në kalimin kufitar në Bërnjak, shkruan Reporteri.net

    Ditë më parë, ekipi i futbollit të Crvena Zvezdës, pasi synonin të luanin ndeshjen e kupës ndaj ekipit mitrovicas Trepça, janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

    Ndalesa e fundit ndodhi sot pas orës 13:00, në në vendkalimin kufitar Bernjak te Zubin Potoku.

    Pionerët dhe kadetët e klubit Ras kishin tentuar të hyjnë në Kosovë me qëllim për ta zhvilluar një ndeshje kundër moshatarëve të tyre në Trepça dhe Poletarac, të cilët luajnë në veriun e Mitrovicës.

    Në kuadër të Ligës ndërregjionale të Serbisë ishte planifikuar të zhvillohet edhe ndeshja në basketboll mes Trepçës dhe Novi Pazarit, mirëpo këtyre të fundit iu është bërë e ditur se nuk do të iu lejohet hyrja në Kosovë dhe zhvillimi i ndeshjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!