×
  • Sport
  • Sport

    Pas fushave të blerta do ta ndajë drejtësinë edhe në komunikacion, gjyqtari i njohur kosovar bëhet polic

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 16:24

    Njëri ndër gjyqtarët më të mirë asistent në Kosovë, Granit Hyseni, tashmë edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e re, atë të zyrtarit të Policisë së Kosovës.


    Pasi ka kryer akademinë gjashtë muajshe policore, ai tashmë ka pranuar uniformën zyrtare të Policisë së Kosovës dhe pritet ta bartë atë me përkushtim dhe krenari.

    Me të marrë uniformën e Kosoës atë e ka uruar edhe zyrtarisht kolegu i tij në fushat e blerta Dardan Çaka, i cili e ka uruar Hysenin për detyrën e re, shkruan Gazetasheshi.com

    Kujtojmë që Hyseni është njëri nga gjyqtarët asistent më të mirë në vendin tonë, teksa ka drejtuar edhe disa ndeshje ndërkombëtare, së bashku me Çakën, i cili po ashtu ka patur paraqitje fantastike, sidomos në edicionin e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!