×
  • Sport
  • Sport

    Pas katër viteve, Roy Hodgson largohet nga Crystal Palace

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 12:38

    Roy Hodgson do të largohet nga pozita e trajnerit të ekipit të Premierligës, Crystal Palace në fund të sezonit.


    Ndeshja e fundit e tij me “Shqiponjat” do të jetë në udhëtim ndaj Liverpoolit të dielën.

    Ai u bë trajner i klubit të tij të fëmijërisë në shtator të vitit 2017 dhe nën udhëheqjen e tij klubi arriti të qëndrojë në Premierligë për katër sezone radhazi.

    Ai ka një bagazh të madh si trajner. Para Crystal Palace ai kishte udhëhequr edhe ekipin kombëtar të Anglisë, Liverpoolin, Fulhamin, Interin e shumë skuadra tjera të njohura.

    Hodgson aktualisht është 73-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!