×
  • Sport
  • Sport

    Pas Robbenit edhe një tjetër legjendë po e mendon rikthimin në futboll

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 15:50

    Lajmi se Arjen Robben u rikthye te futbolli i luajtur pasi kishte varur një vit më parë “këpucët” në gozhdë, ka detyruar fansat e Utrecht që t’i kërkojnë publikisht idhullit të tyre ëesley Sneijder që të bëjë të njëjtën gjë si shoku i tij, duke u rikthyer te futbolli pasi u shkëput prej tij.


    Fansat e klubit të njohur i kanë kërkuar lojtarit që të mendojë rikthimin, duke nënshkruar edhe një “kontratë” me tifozët.

    Sneijder po e mendon seriozisht që të bashkohet me ekipin e qytetit të lindjes, që edhe pse nuk luajti kurrë bën simpati për ta.

    I dalë nga akademia e Ajax, ish-ylli i Hollandës është shprehur se do jetë përherë një tifoz i Utrecht, ndërsa po mendon seriozisht për t’u kthyer në fushë në vitin e 50 jubile të klubi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!