×
  • Sport
  • Sport

    Pas Zenelit, tani mësohet se kur do të rikthehet Rashica në fushat e blerta

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 15:36

    Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi muskulor, Milot Rashica do të kthehet në fushën e lojës të shtunën, për ndeshjen kundër Leipzigut. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.


    Milot Rashica kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës për Werder Bremenin, kundër Dusseldorfin. Pas 65 minutave lojë, Rashica ishte detyruar ta lë ndeshjen dhe pastaj mungoi në tri ndeshjet e radhës të klubit gjerman.

    Ai mungoi edhe në ndeshjet e shtatorit të ekipit kombëtar të Kosovës, që i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A kualifikuar për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.

    Përkundër që fillimisht pritej që Rashica të luajtë edhe fundjavën e kaluar, kosovari nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe ai po vazhdonte të stërvitej i vetëm, ndaras pjesës tjetër të skuadrës së Bremenit.

    E megjithatë, procesi rikuperues i Rashicës tani ka marrë fund dhe sot ai pritej të stërvitet bashkë me futbollistët e tjerë të Bremenit, në përgatitje për ndeshjen e radhës – kundër Leipzigut.

    “Miloti duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, tha Frank Baumann.

    Bremeni do të zhvillojë të shtunën ndeshjen kundër Leipzigut, që deri më tani s’di për disfatë dhe e kryeson tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga katër ndeshjet e para të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!