×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u kthye me tri medalje, Kuka ka një porosi për deputetët që nuk e votuan ligjin për Sport

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 14:20

    Driton Kuka, me t’u kthyer nga Bjellorusia, ku i fitoi tri medalje në Lojërat Evropiane me garuesit e tij, i ka këshilluar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta votojnë Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, që konsiderohet si shpëtim për sportin.


    Driton Kuka është rikthyer sot nga Bjellorusia së bashku me dy medalistet e Lojërave Evropiane, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

    Dhe, trajneri i suksesshëm i xhudos, me të mbërri në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ndër të tjera ka folur edhe për Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata, i cili nuk kaloi javën e kaluar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

    Kuka e ka një porosi për deputetët, të cilët i këshillon ta votojnë këtë ligj, për t’u plotësuar më pas Ligji për Sponsorizim, i cili konsiderohet si shpëtim për sportin.

    “Ne po i tregojmë popullit tonë që sporti ka vlera. Po pres nga deputetët që nuk e kanë votuar ligjin, që ta bëjnë këtë. Besoj se do ta bëjnë këtë. Sportistët meritojnë të kenë përkrahje, për djersën që e derdhin dhe për mundin e tyre. Shumë gjëra janë kryer në Parlament në dobi të sportit dhe të sportistëve kulminantë. Sportistëve ndërkohë iu mbetet t’i kryejnë obligimet e veta”, ka thënë Kuka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!