×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u ndëshkua me karton të kuq, Munishi befason me mesazhin drejtuar gjyqtarit Nuza

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 19:14

    Skuadra e Ballkanit ka arritur që sot ta mposht Gjilanin me rezultatin përfundimtar në 2:1, në kuadër të xhiros së 16’të në Superligë.


    Djelmoshat e Munishit arritën që me shumë vështirësi ta fitojnë këtë takim dhe kështu ta zënë vendin e parë në tabelën e Superligës, shkruan Reporteri.net

    Nga e gjithë kjo, në këtë ndeshje ndodhi një moment interesant, kur gjyqtari Genc Nuza e ndëshkoi trajnerin e Ballkanit Ismet Munishin me karton të kuq.

    Munishi pak më parë përmes llogarisë së tij në Facebook ka befasuar me një mesazh që i ka drejtuar Nuzës duke thënë se ai është gjyqtari më i mirë në Kosovë dhe se për kartonin e kuq kishte të drejt.

    Më poshtë edhe postimin e plotë të Munishit drejtuar Nuzës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!