×
  • Sport
  • Sport

    Pato i dërgon sinjale të qarta Milanit: Dua të luaj me Ibrahimovicin

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 10:16

    Alexander Pato është njëri nga futbollistët më të dashur të tifozëve të Milanit


    Sulmuesi brazilian ishte për disa vite pjesë e Milanit, por lëndimet ia pamundësuan atij një karrierë më të madhe në San Siro, shkruan Reporteri.net

    Pato, tani 31 vjeçar në intervistën e fundit ka dhënë sinjale se do të dëshironte një rikthim te Milani për të luajtur sërish me Ibran.

    “Unë kam kujtime të shkëlqyera, ne po flasim për 150 ndeshje, 63 gola, një Scudetto dhe një Supercoppa Italiana,” ka thënë Pato për La Gazzetta dello Sport.

    “Do të ishte një ëndërr të isha në gjendje të kthehesha në Milano, e cila është në zemrën time.”

    Ish Rossonero u pyet nëse ai do të pranonte një rol si zëvendës i Zlatan, por ai pretendoi që të dy mund të luanin së bashku.

    “Jo, hajde, le të themi që mbase mund të luanim së bashku. Ne do të ishim një çift i shkëlqyeshëm,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!