×
  • Sport
  • Sport

    Patrice Evra e quan Arsenalin “skuadër bebash”

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 23:30

    Ish futbollisti i Manchester United, Patrice Evra ka rezervuar kritika të ashpëra për futbollistët e Arsenalit pas disfatës 1-0 nga Sheffield United.


    Francezi i ka quajtur futbollistët e Arsenalit si foshnje.

    “E kam thënë edhe para 10 vitesh dhe njejtë vazhdoj të mendoj. Kjo është një skuadër bebesh. Nuk e ka karakterin e fituesit. Kur kam qenë të Manchester United mezi prisja të luaja kundër Arsenalit sepse e dija që do të fitonim. Kur Van Persie erdhi te ne, i thash mirë se erdhe në klub burrash. Atij i kishte ardhur mërzi në fillim, por më pas e kishte kuptuar realitetin” deklaroi Evra për Sky Sports.

    Ai ka thënë se Unai Emery nuk ndryshon asgjë nga Arsene Ëenger dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim në skuadër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!