×
  • Sport
  • Sport

    Peja mbyll afatin kalimtar me basketbollistin e ri

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 16:35

    Klubi i Pejës ka konfirmuar transferimin e basketbollistit, Divine Myles. Basketbollisti Myles është lojtari i fundit që Peja transferon gjatë këtij afati kalimtar.

    Edhe zyrtarisht, Divine Myles është transferuar tek skuadra e Pejës.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi pejan në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

    Basketbollisti amerikan e njeh mjaft mirë ligën kosovare pasi në të kaluarën ka luajtur për Sigal Prishtinën dhe Proton Cable Prizrenin.

    28 vjeçari i gjatë 180 centimetra është paraqitur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

    Pejanët synojnë ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar në kampionat dhe Myles pritet t’i ndihmojë ata shumë në këtë drejtim.

    Pasi dështoi në Kupën e Kosovës, ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit krejt fokusin tash e ka tek kampionati vendor, por edhe tek Liga Ballkanike, të cilën synon ta fitojë po ashtu./Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!