×
  • Sport
  • Sport

    Pele largohet nga kujdesi intensiv: Jam gati për 90 minuta lojë plus vazhdime

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 16:14

    Legjenda e Brazilit, Pele, thotë se ndihet gati për 90 minuta lojë plus vazhdime, pasi u largua nga kujdesi intensiv.


    80-vjeçari u operua për ta larguar një tumor nga zorra e trashë në Spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

    Tri herë fituesi i Kupës së Botës ka qenë në spital që nga 31 gushti, pasi e zbuloi tumorin gjatë testeve rutinore.

    “Jam larguar nga ICU (kujdesi intensiv) tashmë dhe jam në dhomën time”, shkroi Pele në Instagram duke i falënderuar tifozët për mbështetjen.

    “Vazhdoj çdo ditë e më i lumtur, me gatishmëri të plotë për të luajtur 90 minuta, plus vazhdime. Do të jemi së bashku së shpejti”, shtoi ai.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Pelé (@pele)


    Në shkurt 202, djali i Pele, Edinho, kishte thënë se babai i tij po ndihej i turpëruar të dilte nga shtëpia sepse nuk ishte në gjendje të ecte pa ndihmën e të tjerëve.

    Pele nuk ka qenë mirë me shëndet viteve të fundit. Në vitin 2015 ai iu nënshtrua një operacioni të prostatës dhe ishte pranuar në spital për herë të dytë brenda gjashtë muajsh. Ai ishte shtrirë në spital përsëri në vitin 2019 për shkak të infeksionit urinar.

    Pele është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!