×
  • Sport
  • Sport

    Perez luan prej fiqirit, ofron 100 milionë euro plus një futbollist për superyllin e Chelseat

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 13:41

    Chelsea pritet të pëballet përsëri me telashin e quajtur Real Madrid, pasi gjiganti spanjoll synon t’ia rrëmbejë futbollistin kryesor të skuadrës, N’Golo Kante.


    Pasi ia rrëmbeu këtë verë Eden Hazardin, tani Florentino Perez synon edhe francezin N’Golo Kante, i cili ka qenë shtyllë e klubit tash e tre vite, shkruan Reporteri.net

    Siç raportojnë mediat angleze, Real Madridi synon të ofrojë 100 milionë euro plus shërbimet e kolumbianit James Rodrigues vetëm që t’ia sjellë Zidanes objektivin kryesor për mesfushën.

    Kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm në afatin kalimtar të veres, pasi Chelsea është e dënuar nga FIFA dhe nuk mund të bëjë transfere deri në afatin e veres së ardhshme.

    Mirëpo, Chelsea është duke e pritur vendimit e CAS-it nëse do t’ia shkurtojnë dënimin vetëm në një afat kalimtar dhe të mund të sjellin futbollistë të rinj në janar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!