×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 22:54

    Skocia ka arritur të marrë një pikë të madhe në ndeshjen e grupit D ndaj Anglisë në Kampionatin Evropian.


    Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” të Londrës u mbyll me rezultatin me të cilin edhe filloi, 0:0.

    “Tre Luanët” u munduan mjaft shumë për të shënuar golin e fitores, por nuk e arritën. Ndeshja ishte me shumë pak raste të krijuara dhe e mërzitshme për shikuesit.

    Rasti më i mirë i ndeshjes ishte kur John Stones me kokë goditi shtyllën pas harkimit nga rivënia këndore.

    Me këtë barazim, Anglia shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Çekia që ka primatin në grupin D.

    Skocia mbetet e fundit me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia. Të dy këto ekipe luajnë ndeshjen mes vete në xhiron e fundit që mund të jetë përcaktuese se kush kalon tutje në Euro 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!