×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon pjesa e parë e finales së Superkupës: Prishtina po e mposhtë Dritën

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 12:53

    Prishtina është duke fituar 2-1 ndaj Dritës në finalen e Superkupës e cila po luhet në Turqi


    Skuadra nga kryeqyteti e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar pas vetëm dy minutave lojë me anë të Qëndrim Zybës, shkruan Reporteri.net

    Drita u kundërpërgjigjë në minutën e tetë me anë të Rexhës, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

    Prishtina riktheu epërsinë në minutën e 21-të me Besnik Krasniqin që shënoi nga penaltia.

    Drita u mundua që ta barazonte rezultatin, por një gjë të tillë nuk e arriti. Pas pak fillon pjesa e dytë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!