×
  • Sport
  • Sport

    Perla e Dybalas dhe goli i ‘Kokëshkurres’ për fitoren e Juves

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 16:54

    Juventusi e ka mposhtur Brescian me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 24-të në Serie A


    ‘Zonja e Vjetër’ shënoi nga një gol në të dy pjesët dhe fitoi tre pikë të mëdha, ku tani përkohësisht është në vendin e parë në tabelë, shkruan Reporteri.net

    Paulo Dybala realizoi golin e parë në minutën e 38-të pasi ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë perfekte.

    Golin tjetër për ta vulosur fitoren e Juves e shënoi ‘Kokëshkurrja’, Cuadrado në minutën e 75-të.

    Juventusi tani ka 57 pikë dhe është lider i Serie A, i ndjekur nga Interi që ka 54 pikë, por më vonë luan ndeshjen me Lazion./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!