×
  • Sport
  • Sport

    Përveç Kryeziut ka edhe lojtarë tjerë pozitiv me Koronavirus tek Zurichu

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 12:45

    Klubi zviceran i futbollit, Zuerich, ka konfirmuar të shtunën se lojtarë tjerë të kësaj skuadre janë testuar pozitiv për koronavirus.


    Klubi nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve tjerë.Të premten mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu pranoi rezultat pozitiv në testin për koronavirus. Te Zuerichu luajnë edhe Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu, që po ashtu janë reprezentues të Kosovës. Toni Domgjoni e Shpëtim Sulejmani janë të tjerë lojtarë të kësaj skuadre.

    Të gjithë lojtarët e Zuerichut janë futur në izolim të premten. Në karantinë do të qëndrojnë për dhjetë ditë.

    “Dje të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit si dhe të punësuarit në Zuerich, janë testuar për koronavirus. Rezultate tjera dolën pozitive. Të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre. Ne po iu përmbahemi të gjitha këshillave. Zuerichu është në komunikim të vazhdueshëm me SFL-në dhe tani po analizojmë se si të vazhdojmë. Nuk mund të jepen më shumë informata tani”, ka njoftuar Zuerich.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!